Google ADS

Qytetarë të pandërgjegjshëm shndërrojnë në “deponi” mbeturinash parkun te “Pishat” në Sllatinë

12:08 | 11 Tetor 2020
L G

Mbeturina kudo do të gjeni tek parku i Sllatinës, ndryshe i njohur si Pishat, aty ku qytetarët nga gjithë Kosova, veçanërisht ata nga rajoni i Prishtinës shkojnë për tu relaksuar në ditë vikendi.

Përveç që mbeturinat nuk janë hedhur në shportat e vendosura në park, edhe ato mbeturina të cilat janë vendosur në shporta janë rrëzuar, duke i dhënë një pamje shumë të keqe syrit të vizitorëve, raporton arbresh.info.

Mirëpo, nuk janë vetëm mbeturinat ato që bien në sy në Parkun e Sllatinës.

Edhe ulëset ku mund të pushojnë vizitorët, janë shkatërruar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme