Google ADS

?LIVE VV: Kemi edhe një javë kohë për bisedime

20:51 | 28 Janar 2020
M. A.

Ka përfunduar pa marrëveshje edhe sot takimi LVV-LDK.

Pas takimit, Albulena Haxhiu nga VV tha para mediave se nuk ka marrëveshje për shkak të insistimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në ofertën e tyre të datës 26 dhjetor.

“Do të doja të thoja që marrëveshja është finalizuar nuk mund ta them një gjë të tillë për faktin që siç e dini LDK po vazhdon të insistoj në propozimin e tyre e që kanë thënë me 8 janar”.

“Sot kemi pasur një takim të gjatë edhe më përfaqësuesit e QUINT-it. Po ashtu pas këtij takimi kemi pas edhe ne dy”

“Nuk ka marrëveshje pikërisht për shkak të insistimit të LDK-së”.

Ajo thotë se ende s’kanë përfunduar bisedimet me LDK-në.

“Unë nuk them që s’kanë përfunduar takimet sepse kemi rreth një javë kohë dhe Vetëvendosje do të punoj në këtë drejtim”.

“Me 6 tetor qytetarët kanë vendosur për ndryshim kanë mbështetur lëvizjen vetëvendosje. LVV e ka bërë të qartë se partner të vetëm e ka LDK. Pra ne nuk kemi partner tjetër”.

“Ne e ftojmë LDK që të punoj në jetësim të vullnetit të qytetarëve të bërë me 6 tetor”, tha ajo.

?LIVE S’ka marrëveshje as pas takimit me ambasadorët e QUINT-it

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme