Ministri në detyrë i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, Anton Quni ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet 14 shkurtit 2021.
Quni përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve.
“Në ditën e zgjedhjeve, qytetarët e Republikës së Kosovës arritën të tregojnë përgjegjësinë më të lartë qytetare, duke marrë pjesë masovikisht në një proces demokratik zgjedhor. Njëkohësisht, përgëzime për institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, të cilat treguan standardet e një kulture të lartë institucionale. Gjej rastin të uroj fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për rezultatin e arritur në zgjedhje. Njëkohësisht, shprehë bindjen e plotë se LDK, sipas traditës, do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve”, ka shkruar Quni në një postim në Facebook.
Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen.
“Ju faleminderit pa fund për gjithë përkrahjen Tuaj, e posaçërisht për shkallën e maturisë dhe pjekurisë; duke radhitur Kosovën përkrah shteteve me demokracitë më të zhvilluara për standardet e larta të këtij procesi zgjedhor. Do të vazhdoj të punoj me dedikimin më të lartë edhe gjatë periudhës tranzicionale të Ministrit në detyrë; ndërsa, Ju siguroj se do mbetem përgjithmonë i përkushtuar për t’i shërbyer atdheut, pavarësisht se cili rol më besohet, në kuadër të LDK-së, për shkak të rrethanave, proceseve politike apo zhvillimeve historike”, u shpreh Quni.
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...