Quni: SHBA nuk ka ndërprerë programin e trajnimeve për FSK-në

23:31 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka mohuar informacionet se SHBA ka ndërprerë programin e trajnimeve me Ushtrinë e Kosovës.

Mbrëmjen e sotme kanë qarkulluar informacione se SHBA ka venë sanksione ndaj FSK-së, duke ndërpre programin e trajnimeve. Por, ministri Quni ka thënë për RTK-në, se të gjitha këto që paraqiten në media janë spekulime, sepse ai dhe autoritetet e FSK-së janë në kontakte të vazhdueshëm me akterët relevant, që së bashku kanë bërë planifikimet e aktiviteteve të trajnimeve.

“Është ndërtuar besueshmëria bilaterale dhe të gjithë ata që flasin me dezinformata nuk kanë informacione të duhura”, tha ai dhe shtoi se deri më tani nuk kanë pasur asnjë komunikim të natyrës së tillë dhe asnjë njoftim zyrtar.

Ai ka folur edhe për deklaratat e senatorit amerikan dhe djalit të Presidentit Trump, për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

“Duke e njohur natyrën dhe protokollin që duhet ndjekur kur shkëputet një marrëveshje, një kontratë, kjo çështje do kohë dhe proceduar deri në marrjen e një vendimi. Por natyrisht që krijon shqetësim, por po flasim për natyrën e procedurave ushtarake, pasi që nuk shkon siç shprehen disa autoritete në SHBA”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme