Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka thënë se përjashtimi i FSK-së nga ushtrimi “Defender europe 23” është ri rezultat i veprimeve të pamatura të Qeverisë.
“Rezultati i politikave të gabuara është rënie në grackën e Vuçiqit”, tha Quni në një konferencë për media.
Ish-ministri i Mbrojtjes tha se LDK-ja do t’i mbështes veprimet e drejta të secilës qeveri.
“Në raport me Serbinë ne nuk bëjnë politikë ditore. Sulmet e bandave kriminale të drejtuar ndaj policisë së Kosovës, gazetarëve, ushtarëve të KFOR-it tregojnë tendecat destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës”, tha ai.
Ai theksoi se siguria e Kosovës është e garantuar nga aleanca që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Siguria e Kosovës nuk varet vetëm nga madhësia e tytave të armëve tona. Por edhe fuqia e lidhjeve tona me Washingtonin, Berlinin, Romën, Parisin”, theksoi Quni.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?