Deputeti i LDK-së, Anton Quni e ka quajtur liderin e partisë, Lumir Abdixhikun si çmontues e demaskues të pushtetit.
Sipas Çunit, Abdixhiku po i mbanë ligjërata pushtetit të cilin e quan si të paaftë.
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhku – çmontues e demaskues i pushtetit të paaftë populist.
U ridëshmua se kundërshtari kryesor i populistëve të paaftë është i afti. U ridëshmua se këta populistë as nuk e dinë që s’dinë. Ndonëse, dje e patën rastin e artë të mësojnë nga ligjërata e sinqertë dhe edukuese e radhës e kryetarit Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës, ata, si gjithherë, edhe kësaj here e konfirmuan se nuk janë gati as të mësojnë e as të dëgjojnë. Videot e tyre manipuluese e propaganduese kundër LDK-së dhe kryetarit Abdixhiku, janë dëshmia më e mirë se kryetari jonë përpos shumë punëve të mira e të suksesshme që po i bën në shtëpinë tonë politike, është shndërruar edhe në çmontues e demaskues të pushtetit të paaftë populist.
Kosova e meriton më të mirën. LDK do ta bëj më të mirën” shkruan Çuni në një postim në rrjetin social Facebook. /arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...