Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka dërguar ftesa tre liderëve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kurti, ditën e djeshme u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend për të biseduar për tema me rëndësi për vendin.
Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka deklaruar se ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen për takim me kryeministrin Kurti.
Qeveria nuk ka njoftuar se cilat janë temat e diskutimit, por ka thënë se për çështjet me interes nacional do të konsultohet me partitë opozitare./EO/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...