Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ende shpreson se LDK dhe VV mund të vazhdojnë të qeverisin së bashku.
Për këtë Quni i propozoj kryeministrit, Albin Kurti gjatë seancës së mocionit, që të rikthej në detyrë Agim Veliun dhe të reflektoj lidhur me taksën, duke premtuar se do të bisedoj me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe deputetët e kësaj partie që të tërheqin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
“Po të drejtohem me emër se të konsideroj shumë, shumë të afërt. Albin është një ofertë që duhesh mirë me pasë në konsideratë, është një mundësi shumë e mirë. Unë do e bëj të pamundurën nëse ju i rishikoni këto vendime. Pasi të merret pauza prej 1 ore, unë me urgjencë do e takoj kryetarin, Isa Mustafa, me urgjencë do të bisedoj me gjithë deputetët që ta tërhiqen mocionin, nëse ju e riktheni Agim Veliun në detyrën e tij dhe nëse ju reflektoni në lidhje me taksën, e cila është kusht nga gjithë komuniteti ndërkombëtar”, tha Quni.
Quni tha se VV e kishte një mundësi nga oferta e LDK-së, por që sipas tij duket që nuk është marrë në konsideratë nga Kurti.
“Unë ende kamë shpresë. Ju e kishit një mundësi, apo ofertë nga kryetari LDK-së, nuk e di sa e keni marrë atë çështje në konsideratë. Ai ju kërkoi që ta rishikoni vendimin, ta riktheni Agim Veliun në detyrë, ta tërhiqni taksën dhe t’i kërkoni falje LDK-së”, u shpreh Quni.
Ai, u shpreh se nuk beson që VV do e humb mundësinë që ta ketë në krahun e djathtë një përfaqësim të fuqishëm politik, siç është LDK.
“Unë ua dhashë gjithë besimin dhe nuk e kuptoj pse e ndërmorët atë hap pa e diskutu me kryetarin tonë. Në mënyrë të njëanshme ju e vendosët me shkarkua z.Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme pa u konsultu me kryetarin e LDK-së”, tha ai./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...