Deputetët, Anton Quni dhe Xhavit Haliti kanë vazhduar përsëri përplasjen e ashpër në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, deklaroi se Anton Quni ka gënjyer për faktet që ai pretendon se i ka keqpërdorur tetë milionë marka nga fondi i tre përqindëshit, raporton lajmi.net.
“Ta ndërprejmë gënjeshtrën, këtu nuk janë faktet për tetë milionë markat. Po vazhdoni me rrejt”, i’u drejtua Haliti, Qunit.
“Nuk mund ta kuptojë pse e shfaqni këtë nervozë. Janë më shumë se tetë milionë marka që Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë për nevojat e shtabit të UÇK-së”, u kundërpërgjigj Quni.
Madje Quni pati akuza edhe më të rënda për deputetin Haliti.
“Nuk jemi në kohën e viteve 98-99 kur keni marrë njerëz në pyetje i keni kërcënu e i keni abuzu”, ishin akuzat e deputetit Quni drejtuar Halitit.
E në anën tjetër, Haliti u kundërpërgjigj duke i thënë se nëse dalin fakte për akuza të tilla atëherë ai nuk do të qëndrojë edhe për asnjë moment në Kuvend.
“Në qoftë se del vetëm një person dhe jep dëshmi për këtë, unë nuk qëndroj më këtu, unë nuk kam nënshkru dokument, unë mendoj që kemi bë mirë, edhe qeveria edhe unë, çka kemi nënshkru”, ishte përgjigja e Halitit ndaj akuzave të Qunit.
Sara e kritikon Drilonin: Shakatë që bën ti, ata i përdorin ...
Reshjet e borës, Durmishi: Të gjitha rrugët që janë përgjeg...
Zelensky e quan ‘çnjerëzor’ sulmin në ditën e Krishtlindjes
Flirtime e ngacmime mes Sarës dhe Drilonit
Morena Taraku zbulon edhe një tjetër talent të saj
Sulmohet me thikë një person në Tërstenik të Drenasit, arres...