Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka rihapur sot sërish çështjen e parave që ai pretendon se deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti i ka marrë nga ish-ministri i Mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës në ekzil, Ahmet Krasniqi.
Në seancën e sotme plenare, Quni ka thënë se reagimi i egër dhe i paarsyeshëm i Haliti në seancën kur është ngritur kjo çështje, e ka bërë atë të dyshoj se bëhet fjalë për një shumë edhe më të madhe se 8 milionë euro, raporton Arbresh.info.
“Në dëshmitë e mija nuk ishin në fokus shuma apo totali i të hyrave nga institucionet e Kosovës tek shtabet e përgjithshme por reagimi agresiv i Xhavit Halitit dhe fare i paarsyeshëm tani më bënë të dyshoj se në pyetje janë shumë shumë më të mëdha për të bërë pyetje a u përdorën ato para për çka ishin destinuar. Nëpërmjet administratës do t’i përcjellim të gjitha dëshmitë tek ju ku përfshihen të gjithë protagonistët, shumat e kalimit të mjeteve financiare nga Ministria e Mbrojtjes”, ka thënë Quni.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Haliti i cili nga foltorja e Kuvendit ka thënë Ahmet Krasniqi ka qenë vullnet mirë dhe ka premtuar se të gjitha mjetet e Qeverisë së Kosovës në mërgim do t’i lë në dispozicion për UÇK-në.
“Unë nuk e kam ditur kush është Ahmet Krasniqi. Më kanë thirrë në një takim në shtëpinë e Bilall Sherifit. Ahmet Krasniqi s’ka qenë ministër i Mbrojtjes. Oficerët që po i quani oficerë të Ministrisë së Mbroktjes i kanë pasur tri ministri te Mbrojtjes. Ahmeti ka qenë villnit mirë, ka premtuar se të gjitha mjetet që ka Qeveria e Kosovës në mërgim do t’i lë në dispozicion për UÇK-në. Unë kam bashkëpunuar ngushtë me Ahmet Krasniqin derisa është vrarë. Me ju nuk e kam ditur as kush je. Pas luftës e kam marrë vesh kush ke qenë, kush je, tash je deputet i Kuvendit të Kosovës. Segmente të caktuara e kanë penguar Ahmet Krasniqin. Ai është emëruar ministër i Mbrojtjes shumë vonë. Unë i di gjërat më në thelb se disa që mund të jenë edhe oficerë të ish-armatës së Serbisë”, ka thënë Haliti të cilit i është ndërprerë fjala në gjysmë nga regjia e Kuvendit për shkak se i kishte përfunduar minutazhi.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i ka thënë Halitit e Qunit që të propozojnë një debat në lidhje me këtë çështje e të diskutojnë me orë të tëra në ndonjë seancë tjetër./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...