Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka kritikuar ashpër presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli duke thënë se ata po e detyrojnë të qëndrojnë në Kuvend sepse dëshiron t’i shoh prapa grilave, siç e meritojnë, shkruan arbresh.info.
Quni ka thënë se Thaçi dhe Veseli po sillen edhe sot ashtu siç janë sjellur në front të luftës.
“I njoh shumë mirë, nuk janë këta njerëz me të cilët duhet me marrë rrugën, janë njerëz që të lënë në gjysmë të rrugës, nuk mund të arrijnë në finale. Zotëri Veseli dhe zotëri Thaçi ju jeni arsyeja që më detyroni të qëndroj ende në këtë parlament. Ndoshta e ndjeni fitimtar vetën në këtë betejë por një gjë dua t’ju garantoj për të gjitha ato santazhe, manipulime që i keni bërë ju po më detyroni që të qëndroj këtu deri sa tju shoh prapa grilave”, ka thënë Quni.
Quni ka shtuar se Veseli vjen nga një informacion shumë i dyshimtë./Arbresh.info.