Quni: 12 mijë marka i kam marrë në luftë, aq i kam përfituar për një muaj nga biznesi im në Zagreb

22:32 | 2 Maj 2019
L G

Anton Quni, deputet i LDK’së sonte në ‘Debat Plus’ ka folur për zërat e fundit se ai ishte ‘mercenar’ në luftën e fundit në Kosovë.

Quni thotë se për një vit kishte marrë pagë nga Ministria e Mbrojtjes pasi ka shërbyer si ushtarak. Por ai thotë se pjesëmarrja në luftë s’ka qenë për pagë.

Quni thekson se për 1 vit kishte marrë 12 marka, ndërkohë që veç për një muaj kishte përfituar aq nga bizensi i tij në Zagreb.

”Natyrisht që do të doja që gjërat të ishin ideale dhe të paguheshim të gjithë. Nëse e llogaritni prej korrikut 1998-1999, unë kam marrë 12 mijë marka për tri lufta. 12 mijë marka, për ata që më quajnë mercenar. Ky ka qenë përfitimi mujor në Zagreb në biznesin tim. Këtë po e them që me kuputu që angazhimi im s’ka qenë për një pagë. U dashtë me lënë dicka për me ndjek një ideal. Dhe i jam nënshtruar rregullave dhe disciplinave ushtarake’’, ka thënë Anton Quni.

Tutje ai thotë se ato para janë harxhuar aty. Me shokë të luftës, për cigare e gjëra tjera esenciale.

‘’Unë qato i ka hargji qatyy. Ndonjë kafe, ndonjë mik, dicka. Nëse e ke mundësinë, ushtarin duhet me ushqy, me trajnu dhe motivu’’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme