Çun Lajçi i thotë fjalë të rënda presidentit Thaçi

14:16 | 20 Shkurt 2017
M. A.

Aktori i njohur i Kosovës, Çun Lajçi në Facebook ka postuar një foto dhe një tekst nga një takim që ka pasur këto ditë me presidentin Hashim Thaçi, shkruan portali Arbresh.info

Lajçi ndër tjerash i ka thënë Thaçit të mos i besojë, Isës, sepse toka nuk shitet. “Mos i beso Isës as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet. Në asnji shekull i Malit ZI s’ka qenë’, shkruan Lajçi.

 

“Dhe u takuem pas shumë letrash e kritikash në rrjetet sociale. Ai Brojë, unë Drelaj, Drenicë e Rugovë dhe shqiptarqe u përshendetem e folem. Me shaj tha për Çakorrin. I thashë, unë për atdheun ha m… por si njeri e shqiptar të rrespektoj – edhe si President, por Çakorri asht i yni dhe nuk falet. Mos i beso Isës as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet. Në asnji shekull i Malit ZI s’ka qenë. Pastaj folem pêr Ramushin dhe për letrat ” e randa ” që i adresova në emnin e tij e të Isës.

Vazhdo e shkruej me tha, se unë i besova komisionit dhe e nënshkrova. Dhe bamë fotografi e kafën e pagoi Ramushi n’ Francë.

P.S

Unë mbetem Çakorr, Ai President”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme