Seanca gjyqësore ndaj humoristit kosovar Sevdai Radogoshi në Gjykatën Themelore në Gjakovë është shtyrë për shkak të mungesës së tij.
Sot ishte planifikuar të mbahej vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të akuzuarit Sevdai Radogoshi, i njohur në opinion si “Qumili”..
Humoristi i njohur si Qumili akuzohet për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor.
Prokurori Enis Gashi tha që nuk ka kushte për mbajtjen e gjykimit.
Në seancë kishte ardhur mjeku ligjor Naim Uka dhe e dëmtuara Floranta Radogoshi, e cila është motra e të akuzuarit.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë në bazë të së cilës Radogoshi akuzohet për lëndim të lehtë trupor.
Sipas aktakuzës në maj të vitit 2016, pas një fjalosjeje në mes tyre, duke i kërkuar që e dëmtuara ta lirojë shtëpinë, i akuzuari i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarës dhe për një moment kishte përdorur forcë ndaj saj duke e goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe më pas e kishte tërhequr për hunde.
Prokuroria thotë se me këto veprime i akuzuari Sevdai Radogoshi ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.
Gjyqtari i rastit ka konstatuar se për të akuzuarin gjykata do të lëshojë urdhër arrest për sjelljen me forcë në gjykatë ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 19 korrik.
Në seancën e mbajtur muajin e kaluar, Sevdai Radogoshi ishte deklaruar i pafajshëm rreth akuzës për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj motrës së tij.
Pasi që gjyqtari i çështjes Mentor Bajraktari kishte lexuar provat materiale, i akuzuari kishte vërejtje duke thënë se “nëse në raportet mjekësore është dikush tjetër përveç doktorit Valdet Spahiu, atëherë ato dokumente janë fals”.
Po ashtu, i akuzuari e kishte kundërshtuar edhe raportin e ekspertizës mjeko-ligjore, duke cekur se këto lëndime nuk ia ka shkaktuar ai.
Ndërsa e dëmtuara Floranta Radogoshi kishte deklaruar se në ditën kritike është rrahur edhe nga vëllai tjetër i saj, Mesut Radogoshi.
Gjatë rrjedhës së procedurës në atë seancë, e dëmtuara kishte prezantuar edhe disa dokumente të tjera shëndetësore, për të cilat deklaroi se “ ka qëndruar 10 ditë në Repartin e Neurologjisë për lëndimet rreth kokës për të cilat jam ende në trajtim”.
“Po ashtu kam pasur rritje të oresterolit dhe të tensionit të syve. E gjitha kjo si pasojë e stresit të shkaktuar nga rasti i fundit”, kishte thënë e dëmtuara Floranta Radogoshi.
Më pas i akuzuari lidhur me provat e paraqitura nga e dëmtuara kishte thënë se e njëjta ka mundur ta hapë rastin se kinse ka qëndruar në spital, pasi që është paciente e doktorit Ilir Grezda-neuropsikiatër në Spitalin Regjional në Gjakovë.
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...