Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke thënë se duke sulmuar kompani vendore të qumështit i dëmton drejtpërdrejt rreth 1800 fermerë që furnizojnë këtë kompani më qumësht.
Kjo shoqatë thotë se vazhdimisht kanë ngritur zërin për trajtimin joadekuat që iu është bërë nga institucionet shtetërore dhe tani me sulmet që kanë parë nga Albin Kurti, janë të shqetësuar edhe më tepër.
Ata thonë se kjo i bën të kuptojmë se klasa politike pa përjashtim, edhe pse kanë dëshirë të flasin për përkrahje, nuk i jep përparësi prodhuesit vendor, por përkundrazi e dëmton atë vazhdimisht, për fat të keq shpesh për interesa individuale partiake.
“Ne si shoqatë e qumështorëve sigurojmë që qumështi ynë të cilin e prodhojmë në fermat tona është i shëndetshëm dhe i përmbush të gjitha standardet më të larta evropiane. Njëra ndër kompanitë e cila është partneri ynë më i fuqishëm, është kompania Vita. Dëmtimi dhe njollosja e produkteve të kësaj kompanie, na godet dhe dëmton drejtpërdrejt neve si furnizues i kësaj kompanie me qumësht të freskët dhe madje favorizon pandershëm prodhuesit e huaj, përfshirë edhe nga Serbia. Vetëm anëtarët tanë për çdo vit i shesin kompanisë Vita nga 2 milionë litra qumësht të freskët në muaj. Kjo i bie se rreth 1800 fermerë varen nga kjo kompani dhe sulmi ndaj saj është edhe sulm direkt ndaj nesh. Prandaj është momenti i fundit që klasa politike të vetëdijesohet se prodhimi dhe prodhuesi vendor janë kyç për ekonominë e vendit dhe ai duhet të përkrahet dhe jo të sulmohet për inate politike”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas tyre, është momenti i fundit që klasa politike të mbajë qëndrim të qartë ndaj nesh dhe jo të na përkrah në mënyre deklarative vetëm sa për të mbledhur vota dhe të na dëmtojë sa herë që u shkon për shtati interesave të ngushta politike.
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...