Ambasadat e vendeve të QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.
Përmes një deklarate të përbashkët, ata thonë se provë kryesore e vendosmërisë së qeverisë së re është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.
Në deklaratën e përbashkët të shefave të misioneve thuhet se respektimi i shtetit të së drejtës është një detyrim për të gjitha qeveritë.
“Më 22 mars, qeveria e re është emëruar me mandat të fuqishëm për reforma dhe respektimin e sundimit të ligjit. Një nga provat kryesore të vendosmërisë së tij do të jetë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i marrë në maj 2016 mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Respektimi i sundimit të ligjit është detyrim për të gjitha qeveritë. Shefat e misioneve të të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së inkurajojnë fuqishëm Qeverinë e Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të vazhdojë me regjistrimin ligjor në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë, raporton Koha.
E, shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kritikuar institucionet e Kosovës, pasi thotë se nuk po zbatohet vendimi i Kushtetueses lidhur me Manastirin e Deçanit. Szunyog ka thënë se vendimi nuk po zbatohet edhe pesë vjet pas verdiktit të Kushtetueses.
Së fundmi, organizata “Europa Nostra” e ka përfshirë Manastirin e Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...