Qosja e ‘godet’ edhe Haradinajn për të këqijat e shumta në Kosovë

22:47 | 8 Janar 2018
Arbresh.info
Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Rexhep Qosja, ka folur për zhvillimet në vend.
Qosja ka thënë për “Epoka e re” se në institucionet e Kosovës janë përmbysur drejtësia, e vërteta dhe etika.

Ai ka theksuar se institucionet politike e shtetrore të Kosovës janë të zhytura në korrupsion.

Qosja thotë se prej se Kosova është bë shtet i lirë e i pavarur, më 17 Fror 2008, ka pasur disa Kryetarë e Kryetare të shtetit, disa Kryetarë të Kuvendit dhe disa Kryeministra, por, shtetarë, prijës, nuk ka pasur.

Qosja ka kritikuar edhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për rritjen e pagës.

Sipbas tij, Haradinaj u bë Kryeministër në një kohë kur në Kosovë janë mbledhur shumë të këqija e shumë dëshpërime, e ky, sipas Qosjes, ai shtoi edhe vetë disa të këqija të reja e shumë dëshpërime Kosovës.

Qosja ka thënë se Akademia e Kosovës duhet të nxirret sa ma parë prej thonjëve të një klani partiak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme