Akademik Rexhep Qosja, ka reaguar për vendimin e Gjykatës Themelore, ku u dënuan më 21 vjet 6 muaj katër aktivistët e Vetëvendosjes.
Qosja këtë vendim e ka quajtur si “masakër juridike”.
Më poshtë është reagimi plotë:
Sot, më 17 nëntor, në Prishtinë ndodhi një masakër juridike, që fyen rëndë drejtësinë, që fyen rëndë mendjen e shëndoshë, që fyen rëndë Kosovën.
Viktima të kësaj masakre juridike janë Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi.
Këtyre të rinjve me moshë, të rinjve me ide dhe të rinjve me emrat e tyre plot kuptim e bukuri kombëtare ,dënimin ua shqiptoi Gjykata Themelore e Prishtinës, por e përdorur si gjykatë private prej dy blloqeve politike, që tani e sa vite e kanë bërë Kosovën shtet privat!
Gjykata themelore e Prishtinës ua shqiptoi dënimin Adeas, Frashërit, Egzonit dhe Atdheut dy dytë para balotazhit dhe ua shqiptoi dy ditë para këtyre zgjedhjeve komunale me shpresë se ashtu do të mund të ndikojë rrënueshëm në zgjedhjen, të paraparë të sigurt, të Shpend Ahmetit kryetar i kryeqytetit të Kosovës-Prishtinës.
Gjykata themelore e Prishtinës ua shqiptoi dënimin Adeas, Frashërit, Egzonit dhe Atdheut për “veprën penale” me asnjë dëshmi të dëshmuar: për terrorizëm!
Pronarët e shtetit privat të Kosovës e mësuan Gjykatën Themelore të Prishtinës, që thyrjen e një tulle e gjysmë dhe katër gjysmëdritareve të Kuvendit të Kosovës, t’i quajë terrorizëm me shpresë se ashtu, me këtë marrëzi politike dhe politikologjike, në të vërtetë fashiste, do t’i rëndojë tmerrshëm të përzgjedhurit e urrejtjes së tyre politike – Adean, Frashërin, Egzonin dhe Atdheun, e përmes tyre Lëvizjen Vetëvendosje, e cila me idetë e saj, me programin e saj politik e social, me adhurimin e gëzuar në radhët e rinisë shqiptare, po i shqetëson pamatshëm.
Besoj se populli shqiptar nuk do të pajtohet me këtë Gjykim që fryen drejtësinë, mendjen e shëndoshë dhe Kosovën, prandaj edhe do të çohet kundër tij siç u qua edhe kundër dënimit me vdekje që burgu i Prizrenit i shqiptoi Astrit Deharit.
Besoj se populli shqiptar, viktimat e kësaj masakre të sotme juridiko-politike, të kurdisur prej dy blloqeve politike, do t’i shpallë, së bashku me Astrit Deharin, heronj të Kosovës nesër.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?