Profesori e analisti politik, Vigan Qorrolli ka komentuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Qorrolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se fitorja e Vetëvendosjes është revolucion i shpresës për qytetarët, shkruan arbresh.info.
“Fitorja e Vetëvendosjes mbrëmë paraqet të ashtuquajturin “revolucion të shpresës” për qytetarët e Kosovës. Arsyet e fitores së Albinit dhe të partisë së tij janë të shumta dhe të panumërta por, më e veçanta është përcaktimi i tij i kahershëm për shpresën që buron nga pesimizmi i deridjeshëm i kosovarëve për shtetndërtim. Si arsye themelore e kësaj është kapja flagrante e institucioneve të shtetit me familjarë dhe militantë politik”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu ka shtuar se Kurti e ka obligim ta ç’kap shtetin.
“Asnjë revolucion tjetër spektakolar nuk mund të ndodh, ndërsa shteti është i kapur kokë e këmbë nga “milicia” politike e partive që e drejtuan Kosovën në këto 20 vjet. Albini dhe partnerët e tij e kanë një obligim primar: ta ç’kapin shtetin. Dhe ky do të quhet revolucioni më i madh në tranzicionin politik dhe social të Kosovës. Beteja kryesore në muajtë e parë të qeverisjes së re – pikërisht do duhej të jetë ç’kapja e policisë, gjykatave, prokurorive, administratës publike, bordeve, ndërmarrjeve publike (etj…) nga askushët e paaftë që i kanë shërbyer vetëm rritjes së servilizmit dhe përmbushjes së egove të padronëve të tyre. Tek atëherë do të bëhemi shoqëri e shëndoshë. T’i japim Cezarit, çka është e tij!”, ka përfunduar Qorrolli.
Ndryshe nga votat e numëruara deri tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se prin Lëvizja Vetëvendosje./arbresh.info/
Lexo edhe: Numërohen 96 për qind të votave, ky është rezultati
U përfol si emër që mund ta zëvendësojë Lajçakun, por Haavis...
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurt...
Prishtina emëron Lekë Tërmkollin, trajner të ri kondicional
Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prish...
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...