Analisti politik, Vigan Qorolli, në Interaktiv të KTV-së, duke folur për ngjarjet kryesore të këtij viti, ka thënë se viti 2018 ka sjellë problematika si të brendshme, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.
“Institucioni më i lartë ligjvënës e ka përmbushur minimalisht detyrën e vet kushtetuese dhe demokratike, duke arritur t’i realizojë vetëm 22 për qind planet e veta. Ky është dështim, dhe demokracia në Kosovë është në krizë të thellë. Pastaj problemet me Listën Serbe, përplasjet mes Thaçit dhe Haradinaj, edhe në raportin personal edhe në atë institucional. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dështuar dhe këtë e dëshmon mos-liberalizimi i vizave. Në rrafshin ndërkombëtar, dështimi në rrumbullakimin e shtetësisë së Kosovës. Dështimi në Interpol. Sfidat e vazhdueshme me të cilat e ballafaqojnë Kosovën janë çnjohjet apo revokimet e njohjeve. Kjo po e dëmton qenësinë e shtetësisë së Kosovës. Kjo ka bërë që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë ndryshimin e kufijve. Dhe dialogu duket se nuk ka një epilog se cili do të jetë përfundimi i tij, a do të ketë prekje të territorit apo jo. Presidenti ka evokuar non-stop për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve, por ende s’dihet çfarë do të ndodhë”, ka thënë Qorolli, duke bërë një përmbledhje të zhvillimeve politike në vend gjatë vitit 2018.
Ai ka përmendur edhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale duke thënë se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë, pasi pritet që në janar të finalizohet puna e saj dhe ngritja e aktakuzave për krerët e lartë të UÇK-së.
“Me fjalë tjera, po rrezikohet shtetësia e Kosovës dhe kjo është dëshira më e madhe e Serbisë. Serbia, për 10 vjet, që nga pavarësia, e lëndon pavarësinë e Kosovës. Ne duhet të shikojmë se cila është ajo strategjia politike që do të arrinte konsensusin”, tha ai.
Për çështjen e liberalizimit të vizave, Qorolli ka thënë se përgjegjëse është elita politike në Kosovë, pavarësisht se BE-ja është treguar shumë e pasinqertë ndaj Kosovës.
“BE-ja është themeluar si klub eliptik i cili kërkon disa standarde për t’u plotësuar. Kanë qenë skajshmërisht të pasinqertë në raport me Kosovën. Meqenëse ky është një klub eliptik, standardet janë më të larta sesa për anëtarësim në organizatat tjera. Fajtorë s’ka për dështimin, por përgjegjës duhet mbajtur elita jonë politike që kanë dështuar shpeshherë që t’i plotësojnë kërkesat e BE-së. Me vënien e duarve në gjyqësor e prokurori, e kanë dëmtuar procesin. Nuk është detyrim karshi BE-së vetëm kalimi i disa ligjeve. BE-ja nuk është mekanizëm ku vendos zonja Mogherini. Aty vendimet merren me konsensus mes shteteve anëtare”, deklaroi Qorolli.
Duke folur për themelimin e Ekipit Negociator, të udhëhequr nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, analisti Qorolli tha se bashkëkryesimi i këtij dialogu është tendencë e kontrollit të Haradinajt kundrejt Dialogut pasi, sipas tij, ai është ndjerë vazhdimisht i anashkaluar, sikurse edhe Nisma.
Për Ahmetin, ai tha se duhet të merret me kryeqytetin, e jo të merret me Dialogun.
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së