Vigan Qorrolli ka thënë se duhet të arrihet kompromisi mes VV-së e LDK-së për të bashkëqeverisur, ndonëse “sharra në gozhdë” tashmë ka ngecur tek posti i Presidentit.
Në Interaktiv të KTV-së, analisti politik Qorrolli tha se nëse LDK e ka të patjetërsueshëm postin e presidentit, atëherë VV-ja duhet të kërkojë çfarë të dojë në dikasteret qeverisëse.
“LDK-ja e ka të panegociueshëm postin e presidentit, dhe duhet të ketë një lloj kompromisi për këtë. Kjo çështje është ajo ‘sharra në gozhdë’ që i ka bllokuar proceset. Në këtë situatë, kompromisi më real do të ishte që dikasteret të ndahen në atë formë që nëse LDK e ka të patjetërsueshme postin e presidentit, VV duhet të jetë në pozicionin që të marrë çfarë të dojë nga qeveria. Matematikisht VV është mbi LDK, qoftë edhe pse e ka vetëm një deputet më shumë. Fituesi i zgjedhjeve e ka të drejtën edhe për të bërë kushte për qeverisje. Në vend që të përplaseshin për ideologji programore, beteja ka kaluar për t’u mospajtuar për çështje që nuk do të duhej të ishin – e që janë postet. Kompromisi duhet të vjen. LDK e ka kthyer në armë të tyre politike postin e presidentit. Politikani më jetëgjatë në skenën tonë politike është Isa Mustafa dhe dëshiron ta përfundojë karrierën e tij politike me një ‘happy end’. Mustafa s’e ka mohuar ambicien për t’u bërë president edhe në deklarata publike. Por, në këtë rast nuk është i rëndësishëm emri i presidentit. Armiqtë politikë të Mustafës e kanë sulmuar atë vazhdimisht pse e bëri Thaçin president, dhe ai synon që ta restaurojë atë imazh duke u bërë vet president”, tha Qorrolli.
Ai thotë se kërkesa e qytetarëve të Kosovës ka qenë kjo, që partitë që kanë qenë deri më tani në pushtet duhet të shkojnë në opozitë, ndërsa opozita e kaluar të vijë në pushtet.
“Por, këto dy parti, VV e LDK, janë shkëputur tani nga realiteti me popullin, dhe po merren me gjëra që s’janë primare tani – që janë postet. Nëse kërkesa e qytetarëve ka qenë që të bëhet ndryshimi nga ta, atëherë ata duhet ta realizojnë këtë kërkesë sa më shpejt. Qeverinë e re mund ta prolongojnë problemet deri në muajin mars. Edhe nëse VV kërkon zgjedhje të reja, do të jetë e pafalshme për ta kjo kërkesë”, deklaroi Qorrolli.
Sipas Qorrollit, për të ardhmen e negociatave janë dy skenarë.
“I pari që nëse pajtohen palët posti i presidentit të lihet për situatë të mëvonshme, të fillohet me qeverisje e të shkohet me hapa për të cilët kanë fituar zgjedhjet dhe i dyti është nëse posti i presidentit është përnjëmend i panegociueshëm dhe është karremi i LDK-së pa të cilin s’e paramendon jetën politike, duhet VV-ja të orientohet drejt dikastereve qeverisëse që i ka pasur kartë elektorale”, ka thënë ai./koha/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...