Opinionisti Vigan Qorrolli në Interaktiv të KTV-së ka thënë se Kosova nuk mund ta zgjidhë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi përmes aneks-kontratave.
Qeveria ditë më parë kishte shprehur bindjen se mund të arrijë një marrëveshje të re me Malin e Zi, në mënyrë që nëse gjenden gabime në versionin aktual të mund të ketë rinegociata, por Qorrolli thotë se një gjë e tillë nuk ka mundësi që të ndodhë.
“Nuk do të mund të zgjidhin problemet me aneks-kontrata. Për Malin e Zi ka marrë fund kjo çështje.Në asnjë rrethanë. E drejta ndërkombëtare përcakton procedurën saktësisht se cila është ajo për ratifikimin e marrëveshjes”, ka thënë Qorrolli duke shtuar se një marrëveshjeje ndërkombëtare nuk mund t’i shtohen nene të tjera, sidomos pasi njëri Kuvend tashmë e ka votuar marrëveshjen.
Ai ka thënë po ashtu se skena aktuale në politikën vendore e ka bërë edhe më të paqartë situatën rreth demarkacionit.
“E kemi parë se LDK pati një qëndrim ndryshe prej Vetëvendosjes dhe koalicionit qeverisës. Ajo pati qëndrimin që ta kalojë këtë version. Kemi situatë të paqartë politike. VV-ja u nda siç u nda. LDK është pa liderin e vet aktualisht në Kosovë. Për koalicionin qeverisës duhet të arrihet një dakordancë. Nëse kanë votat duhet të kalojnë. Por duhet të përfshijnë edhe opozitën në raste të tilla. E dimë se për situata të tilla dimë të bëjmë politikë. Por tani është koha e fundit që demarkacioni të përfundojë. Është zgjat shumë sa që është bërë banale. Nëse vazhdohet me këtë neglizhencë, sigurisht do të mbesim të izoluar dhe duhet të fajësojmë veten”, ka shtuar ai./Koha.net/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...