Profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli ka reaguar pas gjuhës linçuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të RTV Dukagjinit.
Qorrolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sulmet politike ndaj medias janë cenim i rëndë i parimit fundamental kushtetues te mishëruar me nenin 42 te Kushtetutës se Republikës se Kosovës.
Sipas tij, një gjë e tillë nuk duhet të ndodh sidomos në një shoqëri dhe shtet demokratik, sic është Kosova, e cila garanton lirinë e plotë të medieve, shkruan arbresh.info.
“Për më tepër që një shoqëri dhe shtet demokratik e lejon dhe e garanton të shprehurit e lirë.Kosova e garanton lirinë dhe pluralizmin e medieve. Partitë — të cilave s’ju konvenon politika editoriale e medias se lirë — e shfaqin marrëzinë e tyre të thellë dhe e tregojnë skajshëm autokracinë e tyre të brendshme. Sepse ato s’kanë mendim te lire fare. Kane pas vetes nje kope delesh — qe shefave u thonë “fluturon krokodili” sall për ta ricikluar servilizmin si mënyrë e vetme e të mbeturit në pushtet”, ka shkruar Qerrolli.
Ndryshe, Shefi i shtabit të PDK-së, njëherësh anëtari i kryesisë, Betim Gjoshi përmes një konference për media ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës nga sot e ka shkëputur çdo komunikim me TV Dukagjinin dhe çdo platformë mediale që është në pronësi të oligarkut të të gjitha sistemeve, para dhe pas luftës në Kosovë, Ekrem Llukës.
Krejt kjo pasi PDK konsidetron se ka kohë që ky medium është shndërruar në zyre të propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, por tashmë e ka arritur kulmin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...