Sipas opinonistit Vigan Qorrolli, strategjia e Komisionit Evropian për zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor ka qartësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në Interaktiv të KTV-së, Qorrolli ka thënë se pa një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve nuk do të mund të dihet e ardhmja evropiane e dy shteteve.
“Serbia dhe Kosova e dinë rrugën e qartë të dialogut. Deri tash nuk është ditë drita në fund të tunelit, për çka dhe kush do të negociojë. Strategjia e djeshme e tregoi qartësisht, dialogu duhet të përmbyllet mes shefave të shteteve dhe të jetë marrëveshje që pastaj do t’i ketë rrjedhojat qoftë anëtarësimin e Kosovës qoftë njohjen apo jo të saj, që mund të interpretohen më vonë. Deri në këtë marrëveshje, Kosova noton në ujëra të turbullta”, ka thënë ai duke shtuar se një përfundim i dialogut mund të bëhet në fund të vitit 2018, ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas Qorrollit, BE-ja ka treguar publikisht se shtetet në Ballkanin Perëndimor duhet të përfundojnë pajtimin mes vete deri më 2025.
Ai ka thënë se teksa po dihet data për pranim të Serbisë dhe Malit të Zi më 2025 në BE, shtetet tjera rreth tyre duhet të shpresojnë nëse do të mund t’i plotësojnë kushtet që mund të rivendosen.
Sipas tij, kushtet e reja mund të paralizojnë këtë proces për Kosovën. Ai thotë se e mira e kësaj strategjie është se Evropa nuk ka vënë pika penalizuese për Kosovën.
Qorrolli ka thënë se ekziston edhe mundësia që pranimi i gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor të bëhet në një pako./Koha.net/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...