Vigan Qorrolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, njëherësh analist politik, ka thënë se partitë politike gjatë fushatës zgjedhore duhet të kenë parasysh tri gjëra për të cilat nuk duhet folur fare.
Ai thotë se në fushatë zgjedhore nuk flitet me mençuri por, me andralla, prapësi, goditje, urrejtje dhe me premtime për hiç gjë, dhe prandaj, “fushata zgjedhore, nga shkaku se është një marrëzi imagjinare, hamendësimi për të, – në kontekstin e Kosovës, – duhet të ndërtohet mbi tri gjëra të cilat nuk duhen përmendur gjatë saj”.
Si pikë e parë që s’duhet përmendur gjatë fushatës, Qorrolli thotë se është dialogu me Serbinë pasi që, siç thotë ai, “dialogu me Serbinë dhe historiku i raporteve me shtetin dikur armik, që synohet të bëhet mik, nuk guxon assesi të përdoret si slogan fushate ose si ambicie për të hipur në pushtet”.
“Mallkimi i dialogut me shtetin armik-mik duhet të hidhet në koshin e plehrave dhe për këtë të flas historia dhe jo politikanët shëtitës me patriotizëm të plagosur”, ka thënë ai, raporton Koha.net.
E dyta temë për të cilën, sipas analistit politik, Vigan Qorrolli, nuk guxon të flitet gjatë fushatës zgjedhore, është zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, shëndetësia e të ngjashme.
“Në 20 vite liri dhe në 11 vite Republikë, kjo kastë politikanësh ka treguar mrekullisht se sa e padenjë është në zhvillimin ekonomik-shoqëror, në ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit prokurorial/gjyqësor, dhe sa e pasinqertë është në adresimin e nevojave bazike shëndetësore për qytetarët e vet. Kjo katrahurë në këto tri fusha sublime për shpirtin e gjallë të njeriut kosovar, me kapje absolute dhe shkërmoqje të plotë të tyre, vërteton se mendja e kësaj elite politike është e lodhur, e gllabëruar dhe si një verë e prishur që nuk pihet, pokaq nuk duhet të votohet”, u shpreh ai në një postim në Facebook.
Ndërsa pika e tretë për të cilën Qorrolli thotë se politikanët s’duhet të flasin gjatë fushatës zgjedhore është liberalizimi i vizave. Kjo pasi, sipas tij, nuk ka një temë që ngjall më shumë neveri për njeriun kosovar se sa liberalizimi i vizave, rrjedhimisht udhëtimi i lirshëm drejt Bashkimit Evropian.
“Zemra e njeriut të rëndomtë është e brishtë por, ajo e një politikani, për të cilin dhembshuria nuk ekziston, është gjëja më e pamëshirshme kundrejt atyre që u shërben. Duke mos qenë të aftë në sigurimin e mirëqenies për tjetrin (sall për veten dhe familjet e tyre), politikanët tanë nuk duhet të guxojnë kësaj radhe të flasin për ‘dhimbjen’ e liberalizimit të vizave. S’do mend, kjo temë është abuzuar së tepërmi dhe çdo gjë që flitet rreth saj – duhet konsideruar (vetëm) si humor i rastit dhe asgjë tjetër përveç kësaj”, tha Qorrolli.
Ai filozofin dhe profesorin australian, Karl Popperin, për thënien e tij se “liria politike – liria prej despotizmit – është më e rëndësishmja e të gjitha vlerave politike”, ndërsa tha se edhe populli ynë kësaj radhe duhet të luftojë për lirinë e tij politike dhe nuk duhet që të rrijë duarkryq.
“Në regjime despotike njerëzit janë në rrezik që ta tradhtojnë njerëzimin dhe ta humbasin njerzillëkun e tyre. Nga ky shkak, shoqëria jonë, njerëzit tanë — janë dehumanizuar. Moralisht, financiarisht, politikisht, etj. Për faj të regjimit, natyrisht”, përfundoi Qorrolli.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...