Vigan Qorrolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare ka thënë se sot Gjykatësi i rastit ‘Pronto’ ka vërtetuar se në Kosovë hynë në punë vetëm me librezë të partisë apo lidhje me politikën.
Qorrolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se ky gjyqtar i ka legjitimuar ato përmes vendimit te tij gjyqësor si “veprime te drejta, shkrua arbresh.info.
“Një padrejtësi e madhe shoqërore si kjo duhet stopuar!”
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin.
“Nuk di nese me vetdije ose pa, por gjyqtari i lendes prane Gjykates Themelore ne Prishtine — permes Aktgjykimit lirues ne rastin “Pronto”, se pari e faktoi nje fakt boterisht te ditur dhe se dyti e legjitimoi ate — qe ne Kosove per te hy ne pune shteti duhet me pas libreze partie, ose me pas te njofshem dike prej bosave politik.
Gjykata e Apelit mbase i merr parasysh edhe rrethanat sociale te rastit, jo vetem argumentet e pambrojtura mire nga Prokuroria, per te cilat publiku eshte vendosmerisht i bindur se jane shkelur shume te drejta te njeriut. Te perkdhelureve te partise i jane kriju favore pertej normales, ndersa qytetareve pa njohje dhe pa mbeshtetje politike – u jane shkelur te drejtat.
Demokracia politike nuk ushtrohet duke e faktuar nepotizmin, kapjen dhe partizimin institucional. Ajo ushtrohet permes vetdijes kolektive se keto tri gjera jane te demshme dhe te keqija per shoqerine.
Gjyqtari sot ka deshtu me themel qe t’i restauroje gabimet e politikes dhe demet qe ajo ia ka shkaktuar shoqerise ne keto 20 vjet. Ne fakt ky gjyqtar i ka legjitimu ato permes vendimit te tij gjyqesor si “veprime te drejta.”
Nje padrejtesi e madhe shoqerore si kjo duhet stopuar!”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
“U vërtetua se në Kosovë punësohesh vetëm me librezë partiake”
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë