Zëvendësminsitri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka bërë të ditur se gjatë ministerialit të Bashkimit Evropian për Drejtësi me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, i ka kërkuar zyrtarisht Komisionerit për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders, që ta dënojë ashpërsisht vendimin e fundit të Qeverisë së Serbisë për nxjerrjen e një projektligji tërësisht çmendurak “për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë”.
“Çdo tendencë e Serbisë për të krijuar një autoritet të ri gjyqësor në këtë drejtim, është vazhdimësi e tendencave të tyre për të cenuar sovranitetin e Kosovës. Komisioner Reynders, kjo gjë nga ana e Bashkimit Evropian duhet dënuar ashpërsisht, meqë si e tillë është e patolerueshme”, ka theksuar Qorrolli në fjalimin e tij në ministrealin e BE-së, që u mbajt dje në Budva.
Ai tutje ka përmendur sulmin e vitit të kaluar në Banjskë nga një grup terrorist në krye me Milan Radojçiq, e i cili u mbështet nga aparati shtetëror serb.
“Ne si Qeveri e Kosovës jemi të vendosur që ta ndërtojmë paqen e qëndrueshme për brezat e ardhshëm dhe kësisoj presim që Milan Radoiçiq dhe grupi i tij terrorist të ekstradohen në Kosovë. Vetëm organet e drejtësisë së Kosovës kanë të drejtë të hetojnë këtë agresion dhe këtë sulm terrorist. Vetëm shteti ynë mund të garantojë një gjykim të drejtë për ta, duke garantuar standardet më të larta ndërkombëtare të një procesi fer gjyqësor”, ka shtuar Qorrolli./Arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju