Njohësi i çështjeve politike në vend, Vigan Qorrolli, ka thënë se ekziston një shqetësim i gjithmbarshëm se kasta jonë politike shkëlqen vetëm në kapjen e shtetit.
Qorrolli, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se kasta jonë politike gjatë këtyre 20 viteve kanë pasur të përbashkët kapjen e institucioneve dhe mbushjen e tyre me militantë politikë ose familjarë.
Ai ka thënë se edhe teoritë më të njohur kanë treguar se kalimi nga një shoqëri komuniste në një shoqëri liberale është shumë i vështirë.
“Shndërrimi i shtetit në një çiflig personal nga ana e kapësve të shtetit-politikanëve që nuk kanë kriter në punësimet e tyre duke kapur të gjitha institucionet nga ato të drejtësisë deri të ndërmarrjet publike, po e detyrojnë qytetarin e Kosovës të mos ketë shpresë të jetojë në këtë vend”.
“… Instituticionin e meritokracisë në Kosovë e kanë shndërruar në një pazar shumë të ulët dhe kësisoj qytetarin po e detyrojnë të mos ketë shpresë të jetojë në këtë vend. Sepse edhe për të qenë ndonjë pastrues në ndonjë shkollë fillore në Kosovë, duhet të kesh lidhje politike”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Njohësi i çështjeve politike në vend ka thënë se as në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur që një person të punësojë të gjithë anëtarët e familjes në një ndërmarrje që u sjell të mira financiare atyre.
“Kjo tregon që këto punësime dhe degradime që po u bëhen ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të pavarura, po synon kapjen e tyre ose më mirë më thënë me këto veprime kanë qëllim kapjen e shtetit”, tha ndër të tjera Vigan Qorrolli
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit