Juristi, Vigan Qorrolli, ka përshëndetur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, e ku nderë të tjerash ka thënë se pasoja më e rëndësishme do të jetë hapja e aksesit të individëve në juridiksionin mbikëqyrës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, shkruan arbresh.info.
Tutje Qorrolli, në facebook ka shkruar se me këtë anëtarësim do rritet vetëdija e gjyqtarëve tanë që mos të abuzojnë me kriteret e procesit të gjykimit të drejt dhe të ligjshëm.
Postimi i plotë:
Pasoja më e rëndësishme e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë hapja e aksesit të individëve në juridiksionin mbikëqyrës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Institucionet publike të Kosovës, veçanërisht gjyqësori, bën shkelje sistematike të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut (siç parashihen me kapitullin II të Kushtetutës tonë).
Me anëtarësimin në Strasbourg, do rritet vetëdija e gjyqtarëve tanë që mos të abuzojnë me kriteret e procesit të gjykimit të drejt dhe të ligjshëm. Shtetasit e Kosovës do e kenë të drejtën e sfidimit të këtyre vendimeve në GjEDNj në Strasbourg.
Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për kosovarët.
Huge! ????/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...