Qorolli thotë se nëse Evropa qet kushte të reja për liberalizimin e Kosovës, atëherë është raciste dhe paragjykuese

19:39 | 28 Qershor 2022
L G

Njohësi i çështjeve juridike, Vigan Qorolli, thotë se nëse Institucionet e Unionit Evropian qesin kushte të reja për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave, atëherë ai pyet, çfarë Evrope është kjo.

Sipas tij, nëse Unioni Evropian e bënë një gjë të tillë, atëherë kjo Evropë është raciste, paragjykuese, iskriminuese dhe segreguese, shkruan arbresh.info.

“Nëse institucionet e Unionit Evropian i qesin kushte të reja Kosovës për liberalizim vizash, qoftë në fushën e drejtësisë për luftim krimi/korrupsioni; eventualisht ekstra kushte politike për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin dhe zbatimin e Aktgjykimit te GjK për Manastirin e Deçanit — atëherë, xhanëm, çfarë Evrope është kjo :a) Raciste; b) Paragjykuese; c) iskriminuese; d) Segreguese; e) Te gjitha sa me sipër janë të sakta”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/

Të ngjashme