Vigan Qorrolli, analist politik, thotë se në mungesë të një platforme për unifikim politik për tema të mëdha, siç janë dialogu me Serbinë, Asociacioni e FSK-ja, partitë politike, në mungesë të këtij konsensusi, po organizojnë tryeza të cilat deri në këtë moment janë pa rezultat.
“Jam skeptik se mund të realizohet diçka nga këto tryeza. Nuk dihet se cili do të jetë përfundimi i Asociacionit, a do të jetë një Ahtisaari Plus apo një organizatë pa kompetenca ekzekutive. Serbët e kërkojnë këtë të parën. Tryezat kanë qëllime të mira, por konsensusi nuk arrihet në tryeza politike”, tha Qorrolli në Interaktiv të KTV-së, duke theksuar në arritjen e konsensusit duhet të përfshihet çdo njeri që mund të kontribuojë.
Duke folur për kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të parakohshme, Qorrolli tha se nuk janë kërkesa serioze.
“Është një manovrim i pastër politik dhe opozita s’e ka as ndërmend që ta çojë vendin në zgjedhje, është thjeshtë një kërkesë politike. Diskutimet që partitë opozitare i bëjnë në terren mund t’i bindin ato parti që janë mirë, apo edhe sondazhet, por janë thjeshtë kataklizma elektoralë. Kosova nuk është në nevojë për zgjedhje të parakohshme, pasi që tri temat e mëdha duhet të përfundojnë dhe zgjedhjet do të mund t’i stoponin këto procese”, tha ai.
Dialogu me Serbinë, thotë Qorrolli, nuk është teknik por është krejtësisht politik.
“Nuk do të ketë njohje de jure nga Serbia për Kosovën. Kosova dhe Serbia nuk do të lidhin marrëdhënie diplomatike, sidomos nga ana e Serbisë. Duke parë një veprim relativisht armiqësor ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar çnjohjen e Kosovës, nuk pritet gjë e mirë. Mirëpo, me këtë marrëveshje ligjërisht obliguese mund të mos e pengojë Kosovën më tutje, por njohje de jure pres të ketë sepse nuk do të ketë mundësi ta sqarojë këtë veprim”, ka thënë më tej ai.
Udhëheqja e dialogut me Serbinë, sipas analistit Qorrolli, është dilemë dhe duhet të ketë një konsensus, opozitë-pozitë dhe me partitë jashtë-parlamentare.
Ai thotë se duhet të merren vesh krerët e shtetit se kush do ta përfaqësojë Kosovën në këtë dialog.
“Nëse Thaçi e nënshkruan marrëveshjen ligjërisht detyruese, 2/3 e deputetëve duhet ta japin pëlqimin e saj në mënyrë që të jetë e ligjshme për Kosovën”, tha Qorrolli.
“Përmes Asociacionit, serbët dëshirojnë që të ketë njëfarë lidhje direkte politike me Beogradin dhe përmes tij dëshirojnë që fondet që vijnë për këto komuna të mos shkojnë përmes institucioneve të Kosovës”, u shpreh ai, duke theksuar se nëse lejohet një gjë e tillë, do të ishte “gabim kardinal”.
“Se cili do të jetë kompromisi për Asociacionin, dhe se çfarë statusi do të ketë ai, unë besoj se njerëzit që merren jurisprudencë publike duhet të kenë shumë kujdes se çfarë kompetencash do t’i japin atij. Asociacioni i komunave me shumë serbe përfundimisht nuk do t’i ngjajë Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare”, theksoi analisti Qorrolli./Koha.net/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...