Qorolli: Ekspert nuk bëhesh me google, dija është empirike

21:36 | 31 Janar 2020
Arditë Shkodra

Analisti Vigan Qorolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij ne Facebook ka kritikuar personat të cilët konsiderojnë vetën të dijshëm në çdo fushë.

‘Efekti i të ashtuquajturit “google knowledge” po vërehet edhe në Kosovë me të madhe’, ka thënë tutje Qorolli, transmeton arbresh.info

“Komentator ligji, mjedisi, kullosash – e deri te “ekspertiza” ne sasine e aditivit te bukes neper furrat e Kosoves, lufta tregtare Amerik-Kinë, coronavirusi etj ishin disa ato që përmendi në shkrimin e tij e që i etiketoi duke nënkuptuar se nëse flitet për to të mos mendohet se janë ekspert të këtyre çështjeve me ato se cka lexojnë në google.

Postimi i tij i plotë:

Sot eshte shume lehte te behesh njohes i çdo fushe.
Efekti i te ashtuquajturit “google knowledge” – po verehet edhe ne Kosove me te madhe.
Komentator ligji, mjedisi, kullosash – e deri te “ekspertiza” ne sasine e aditivit te bukes neper furrat e Kosoves.
Mos te flasim per integrime evropiane, luften tregtare Amerike-Kine, coronavirusin, ose paqen mes Izraelit e Palestines.

Por, xhanem, ekspert nuk behesh me google.

Dija eshte empirike, jo lexim tekstesh, qe ti s’ki haber çka jane – e del flet ashamet para publikut kudo qe guxon, ne TV, pune, neper shkolla e universitete!

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme