QNR nis së shpejti numërimin e votave me kusht, të Postës dhe personave me nevoja të veçanta

13:54 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të filloj shumë shpejt me numërimin e votave me kusht, të atyre përmes Postës dhe të votave të personave me nevoja të veçanta.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media, shkruan arbresh.info.

“Ju njoftojmë se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat dhe së shpejti do të fillojmë me numërimin e Votave me Kusht, Votave përmes Postës dhe Votave të Personave me Nevoja të Veçanta, për të proceduar tutje me shpalljen e këtyre rezultateve.  Prioritet i ynë është fillimisht shpallja në kohë e Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, në mënyrë që të jemi në hap me kohën për të arritur të përgatisim raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Daka.

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme