QNR-ja propozon rinumërim të 500 vendvotimeve

10:56 | 22 Shkurt 2021
arbresh.info

Zëdhënësi i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Valmir Elezi, bën të ditur se në mbledhjen e sotme të KQZ-së do të paraqitet një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve me disa rekomandime për rinumërim të rreth 500 vendvotimeve.

“Dhe natyrisht se anëtarët e KQZ-së do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim meritor”, deklaroi Elezi, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, QNR-ja ka ardhur deri te këto rekomandime pasi këto vendvotime nuk kanë mundur të kalojnë procesin e auditimit.

“Arsyet janë të ndryshme dhe kryesisht kanë të bëjnë me bartjen e gabuar të votave në formularin e subjekteve politike dhe formularin e kandidatëve; si dhe për shkak se në një numër të madh të vendvotimeve kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”, tha Elezi.

KQZ-ja prite të vendos në lidhje me këtë në mbledhjen e orës 13:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme