Shërbimet 24 orëshe në disa prej klinikave të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), kanë shënuar një progres të madh duke ndihmuar në heqjen e listave të pritjes së pacientëve për t’i kryer shërbimet në lidhje me trajtimin e sëmundjeve të tyre.
Por, modernizim i këtij institucioni shëndetësor po vazhdon edhe më tej. Këtë e tha drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.
Ai, në një intervistë për Ekonomia Online, ku sipas tij, së shpejti pritet të zbatohet projekti për trajtimin e infarktit në 2 orët e para.
Ai tha se ka mbështetje për këtë projekt, ndërsa KFOR-i besohet se do të jep mbështetjen e tyre në sigurimin e helikopterëve të cilët do të jenë në shërbim të trajtimit të qytetarëve kudo në Kosovë dhe brenda 2 orëve pacienti do të trajtohet.
“Ajo që kemi pas prioritet jemi duke e trajtu, është trajtimi i infarktit akut në 24 orë që e kemi arritur, ajo që presim është trajtimi i infarktit në dy orët e para, kemi mbështetje në këtë projekt. Pacienti ku do që të jetë mund të vij në 2 orët e para sepse janë të arta, kemi biseda edhe me KFOR-in që të na siguroj edhe helikopter për këtë projekt nëpër gjithë Kosovën që jetët e njerëzve të shpëtohen qysh në dy orët e para”, tha Sejdiu.
Në kuadër të projekteve të rëndësishme, Sjediu tha se është edhe kardiokirurgjia e fëmijëve.
“Projekt tjetër i rëndësishëm është edhe kardiokirurgjia e fëmijëve, e kemi në plan edhe atë, presim nga jashtë që të operohen disa pacientë fëmijë dhe të vazhdoj stafi ynë të cilët janë të përgatitur, kemi staf që Maqedonia nuk e ka kardiokirurgjinë e fëmijëve dhe ajo që është e rëndësishme është stroke center që nënkupton të gjitha sulmet në tru të trajtohen në formën më profesionale si dhe intervenimi në tru në orët e para, të gjitha këto përgatitje presim që në muajt në vijim t’i realizojmë dhe janë projekte të mëdhaja, duhet ta ngrisim nivelin e shëndetit të popoullatës sonë”, tha ai.
Sejdiu foli edhe për grevën e kirurgëve ku tha se pacientët të cilat kanë nevojë për trajtimin e tyre me urgjencë janë trajtuar dhe nuk kanë pësuar pacientët për shkak të grevës.
Ai tha se shpreson që do të ketë paga të dinjitetshme për mjekët dhe të ndërpritet greva e tyre pasi që ky ka qenë edhe premtim nga ana e vetë qeveritarëve. Megjithatë, Sjediu shpreson se së shpejti do të gjendet një zgjidhje dhe të përfundojë greva.
Guardiola “ankohet” se nuk ka lojtarë, City i ga...
Kurti për Ditën e Veteranëve bëri nderime te Kompleksi Memor...
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle