Google ADS

QKUK u vë kushte grave që duan të lindin

19:48 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Klinika e Gjinekologjisë Obstetrike e QKUK-së pranon me dhjetëra raste të pacienteve gjatë ditës.

Por, ky repart u ka vënë kushte të gjitha grave që duan të kryejnë lindjen aty.

Sipas një njoftimi të vënë nga Ilmije Havolli,motër kryesore në këtë repart, pacientet duhet të kenë me vete 10 palë dorëza sterile dhe 5 ampulla Oxytocin 10UI.

Drejtori i ri i kësaj klinike, Jakup Ismajli në një prononcim për Indeksonline thotë se vendimi në fjalë është marrë pasi ka mungesë të produkteve në fjalë.

“Po vendimi është marrë që nga vikendi që shkoi, ne kemi doza për një përdorim por jo për më shumë andaj edhe është bërë njoftimi. Do të jetë në fuqi derisa të furnizohemi. Besoj që brenda dy-tre ditëve do të bëhet furnizimi për produktet në fjalë”, ka thënë Ismajli.

 

Të ngjashme