Në kohën kur shteti i Kosovës i ka dhënë 53 milionë euro kompanisë “Bechtel Enka”, qendra më e madhe spitalore nuk po arrin ta përmbushë listën esenciale të barnave.
Pas disa ditëve me mungesa të mëdha të barnave, ky institucion ka arritur që ta përmbushë vetëm 60 % të listës me barna, raporton KTV.
Pas shumë mungesave të ampulave Fentanyl, ky institucion ka arritur të sigurojë rreth 20 mijë copë dhe mbi 40 mijë copë ampula të diclofenac sodium dhe disa lloje të tjera të ilaçeve, derisa thotë se përmbushja e listës esenciale për momentin është 60%.
Ky institucion thotë se ka arritur të sigurojë edhe barna dhe material mjekësor për një muaj për klinikën e Neonatologjisë.
Mirëpo, pacientët thonë se po vazhdojnë të blejnë barna.
E kreu i shoqatës së pacientëve thotë se QKUK nuk është duke e pasqyruar gjendjen reale të mungesës së barnave, derisa inkurajon pacientet që të nisin procedurat për t’i paditur institucionet për mungesën e barnave.
E derisa gjendja me furnizim të barnave vazhdon të jetë problematike, organi shqyrtues i prokurimit ka marrë vendim që një tender të Ministrisë së Shëndetësisë për furnizimin me listën esenciale të ilaçit Tenofovire, ta kthejë në rivlerësim, duke i dhënë të drejtë njërës prej kompanive.
Është fjala për kompaninë Liri Med, e cila në vendimin OSHP-së ishte ankuar se MSH-ja kishte bërë disa shkelje ligjore.
Mirëpo, në arsyetimin e MSH-së thuhej se gjatë shkëmbimeve të emailave që MSH-ja i kishte bërë me kompani të prodhuesit “Pharmactive” në Turqi, për shkak të defekteve në pajisje të prodhimit, nuk do të jenë në gjendje t’i furnizojnë me këtë lloj të tabletës.
Gjithashtu, MSH-ja këtë kompani e kishte vlerësuar si të papërgjegjshme, pasi që në periudhën e ofertimit, kjo kompani e kishte të pezulluar autorizim marketingun për këtë produkt.
E mungesa e madhe e barnave ka bërë që të reagojë edhe Federata Sindikale e Kosovës, e cila nuk ka përjashtuar edhe mbajtjen e një greve, në rast se nuk ka përmirësim të gjendjes me furnizimin me barna.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...