Ushqimi për pacientët, krahas terapisë, konsiderohet si element shumë i rëndësishëm për trajtim dhe shërbim apo edhe mbajtjen e sëmundjes nën kontroll.
Në kuzhinën qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shërbehen deri në 5 mijë racione ushqimi gjatë ditës.
Fisnik Dobra, shef i sektorit të ushqimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë për arbresh.info se për pacientët e shtrirë brenda QKUK-së, ofrohen tri racione në ditë. Ushqimi që shërbehet aty, sipas Dobrës, ka cilësi të mirë dhe është i ndarë, varësisht nga sëmundjet e pacientëve.
“Për pacientët shërbehen rreth 4000mijë racione brenda ditës, çdo pacient i shtrirë ushqehet tri herë në ditë, por duke pasur parasysh që këtu në restorantin e kuzhinës së QKUK-së ushqehet edhe stafi kujdestar, atëherë lëviz deri 4500-5000 racione brenda ditës”, shprehet ai.
Dobra thotë se ushqimi që shërbehet nga kuzhina qendrore, sipas tyre, është e ndarë për klinika të caktuara, meqë edhe sëmundjet e caktuara kërkojnë që pacientët të kenë ushqimin specifik dhe adekuat.
Sipas tij gjatë vitit 2019 kostoja e prodhimit të ushqimi ka qenë 838 mijë euro.
“Ushqimi që prodhohet në sektorin e ushqimit përgatitet për kategori të ndryshme të pacienteve, pra nuk është i njëjtë por përgatitet varësisht nga lloji i sëmundjes. Gjatë vitit 2019 kemi përgatit apo shërbyer mbi 1 milion racione ushqimore ndërsa kostoja e prodhimit të këtij ushqimi ka qenë 838mijë euro”, tregon Dobra.
Ndërsa, Alban Mustafa pjesë i stafit të Radiologjisë, shprehet i kënaqur me shërbimin.
“Unë rregullisht sa herë jam kujdestar ha ushqim në restorantin e kuzhinës, ushqimi është shumë në nivel jam shumë i kënaqur nuk dal me hëngër jashtë se nuk e ndërroj ushqimin e QKUK-së sepse është perfekt. Këtu shërbehen të gjitha gjellët duke filluar nga gjella me patate, fasule, oriz, kemi pemë perime, edhe jogurt të pemëve.”
Gjithashtu i kënaqur me shërbimin shprehet edhe pacienti i shtrirë në repartin e Onkologjisë.
“Unë jam i shtrirë që tri ditë në spital, por sa i përket ushqimit është në rregull jam shumë i kënaqur me gjithçka”, ka thënë ai./A.Zeka/arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1442245069315724/
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...
Murati jep detaje për dixhitalizimin e fiskalizimit: Mund të...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, policia arreston bashkëmosha...
Lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit, Murati: Projekt i rën...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë