Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se QKUK së shpejti do të bëhet me Rezonancë të dytë dhe CT të re.
Pacientët që kanë nevojë për shërbime të Rezonancës Magnetike dhe CT-së, këto shërbime do t’i marrin më lehtë në QKUK.
Në njoftimin e bërë nga SHSKUK thuhet se, pacientët nuk do të kenë nevojë më për pritje, dhe se imazhet e ofruara do të jenë të kualitetit të lartë.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pritet që së shpejti të pajiset me Rezonancën e dytë Magnetike dhe me një Tomografi të Kopjuterizuar(CT). Furnizimi me këto aparatura do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe do të ulë listën e pritjes për këto shërbime, duke krijuar qasje shumë më të lehtë për pacientët”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit