Për herë të parë në Kosovë shërbimi i Frytnimit të Asistuar Mjekësor do të ofrohet edhe në QKUK.
Tashmë ky projekt ka marrë dritën e gjelbër nga ana e Ministrisë se Shëndetësisë.
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, thonë se janë të gatshëm për këtë shërbim, vetëm se presin të pajisen me aparaturë të nevojshme.
Për shumë çifte në Kosovë të cilët presin të kenë fëmijë, dhe në pamundësi për të kryer shërbimin e Frytnimit të Asistuar Mjekësor në spitale private, tani një mundësi e tillë pritet t’u ofrohet në QKUK në Klinikën e Gjinekologjisë.
Një qytetare, në kushte anonimiteti, ka folur për Radio Kosovën, se ka shpenzuar në klinikat private shuma të mëdha për të kryer Frytnimin e Asistuar Mjekësor, që ndryshe njihet si IVF.
Qytetarja thotë se nëse do të fillonte në QKUK një shërbim i tillë, do të ishte një lehtësim për të gjitha çiftet që duan të bëhen prindër.
“Unë personalisht kam shpenzuar shumë për këtë shërbim por që fatkeqësisht kam dështuar 3 herë e nëse bëhet në Gjinekologji, do ta provoja që të heq merakun njëherë se edhe kostoja e shërbimit do të jetë më lirë se sa në privat”, tha ajo.
Drejtori i Klinikes se Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, thotë se për këtë vit e ka prioritet shërbimin e IVF-it dhe se po sa të pajisen me aparature të nevojshme, do të fillojnë më këtë shërbim.
“Ne stafin e kemi të gatshëm, janë të trajnuar një pjesë e ekipit dhe një trajnim kanë për të kryer edhe gjatë këtij viti. Reparti i IVF-t është i gatshëm dhe është punuar me standarde që kërkohen për një punë të tille. Tani po presim vetëm furnizimin me aparatura të nevojshme dhe besoj që këtë vit do të sillen mjetet e duhura që të fillojë puna”, tha ai.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se nga ky vit do të fillojë të ofrohet ky shërbim.
Përmes emailit ata nuk kanë dhënë detaje se kur pritet të bëhet pajisja me aparaturën e nevojshme për shërbimin e IVF-it.
Ndërsa Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka thënë se janë kryer të gjitha investimet në infrastrukturë dhe po ashtu, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, presim që të sigurojmë edhe pajisjet e nevojshme.
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...