Rrugët me një gjatësi prej 2.2 kilometrash brenda hapësirave të QKUK-së kanë nisur të shtrohen sot nga kompania për mirëmbajtje dhe ndërtim, ArboTec, e kontraktuar nga Ministria e Infrastulturës në bashkëpunim me Ministsrine e Shëndetësisë.
Projekti prej 180 mijë eurosh u lavdërua nga ana e drejtorit te ShSKUK-së, Basri Sejdiu, i cili në një prononcim për media tha se grreyrja dhe shtresimi i këtyre rrugëve ka qenë mëse i nevojshem.
Ai shtoi se me këtë ndërhyrje do të lëhtësohet qarkullimi për pacientët, personelin shëndetësor dhe në përgjithësi për gjithë qytetarët.
Ndërkaq, Ministri Pal Lekaj shtoi se këtë institucion shëndetësor e sheh si një vend në të cilin duhet të investohet edhe më shumë për të përmirësuar shërbimin ndaj pacienteve dhe se ky nuk do të jetë projekti i fundit që angazhohet dikasteri të cilin e drejtori ai.
Edhe Uran Ismaili nga Ministria e Shëndetësisë e ka përgëzuar gjithë këtë projekt, i cili është bërë me iniciativë nga ana e ministrisë të cilën ai e drejton dhe u shpreh i lumtur qe ka gjetur mirëkuptim nga ana e Pal Lekajt për të participuar në këtë projekt që pritet të përfundojë brenda 15 ditësh.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...