QKUK’së i është ndaluar të pranojë donacione, të cilët përmbajnë dyshekë të vjetër.
Urdhëresa, e cila i është lëshuar këtij institucioni shëndetësor nga Inspektoratit Sanitar, vjen pas dyshimeve se këta lloj dyshekësh rrisin rrezikun e bartjes së infeksioneve spitalore, raporton KTV.
Për vite të tëra QKUK’ja, në mungesë të mjeteve financiare është detyruar të pranojë donacione ku përfshihen edhe dyshekë të përdorur.
Mirëpo, ekipi për kontroll të infeksioneve intra-hospialore thotë se deri tash nuk kanë pasur dyshime se këta dyshekë do të mund të kenë sjellë infeksione të tilla.
Repartet e Kujdesit intensiv dhe ai i Neonatologjisë konsiderohen si më të prekurit nga infeksionet brenda-spitalore te pacientët.
Deri në 45% ka shkuar numri i paraqitjes së infeksioneve brenda-spitalore vetëm në repartet e kujdesit intensiv të QKUK’së.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...