Google ADS

QKUK: Sallat kirurgjike nuk janë mbyllur

18:05 | 4 Korrik 2020
A Z

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se pavarësisht intenstitetit të punës për shkak të numrit të madh të të shtrirve me koronavirus, sallat e operacionit në dy klinikat nuk janë mbyllur.

Në njoftim thuhet se asnjë nga sallat e operacionit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale nuk është mbyllur.

Tutje thuhet se,  përkundër faktit se anesteziologët janë angazhuar në njësinë intensive të objektit Mjekësisë Sportive, sallat kanë vazhduar të punojnë normalisht, meqë Klinika e Anesteziologjisë ka mbajtur vazhdimisht anestezionin në këto salla.

“Shërbimi spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se asnjë nga sallat e operacionit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale nuk është mbyllur.

Sipas njoftimeve nga dy klinikat, por edhe nga Klinika Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv programi operativ është realizuar sipas planifikimit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme