Shemsi Veseli nga Shërbimi spitalor dhe Klinik Universitar, ka konfirmuar për Klan Kosova se pas një pauze për shkak të rastit të vdekjeve të dyshimta në QKUK, ka disa ditë që ka startuar procesi i operimeve në sallat e kirurgjisë.
Ai ka pranuar se jo të gjitha proceset e operimeve ishin ndërprerë, pasi kishte pacientë në rrezik për jetën megjithatë sipas tij një kategori e tyre nuk mund të operoheshin.
Funksionalizimi i sallave operative ndodhi pothuajse pas dy javësh që kur në QKUK u raportua për tre vdekje të dyshimta pikërisht në këto salla pas ndërhyrjeve kirurgjike, ku besohet se shkaktar ishte gazi oksidul.
Merret vesh se nga një komision i doktorëve në QKUK, është marr vendim që të bëhet funksionalizimi i sallave ku do të aplikohen metodat e anestezionit të cilat e përjashtojnë përdorimin e gazit oksidul (N20).
Në këtë rast mundësohet përdorimi i ajrit të komprimuar, i cili është në sistem dhe me të cilin furnizohen Klinika e Kardiokirurgjisë, sallat e Klinikës Emergjente si dhe disa klinika në QKUK.
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...