Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se Klinika e Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare ka punuar me kapacitet të plotë, duke ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore për pacientët, pavarësisht situatës së krijuar me virusin COVID-19.
Sipas këtij njoftimi, gjatë tre muajve të fundit, në Repartin e Nefrologjisë janë pranuar 103 pacientë për trajtimin të mëtutjeshëm.
“Brenda kësaj kohe, gjithashtu, në Repartin e Hemodializës janë realizuar më shumë se 7800 seanca. Shifrat e nxjerra nga raporti i punës, janë të dhëna për pacientët e përfshirë në programin e rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, nga 8 prilli deri më 25 maj, ndërkaq, janë kryer 33 seanca të hemodializës për pacientët me COVID 19 në Klinikën Infektive./arbresh.info
Musliu-Shoshi nesër do të dorëzoj kërkesën në Prokurorinë Sp...
Haaland i pandalshëm me Norvegjinë
Turneu i Ndryshimit sonte në Shtime, Abdixhiku: Na bëri bash...
Haradinaj takon studentë të Universiteteve: Rinia e Kosovës ...
Lagjja Kalabria në kryeqytet mbetet pa ujë të pijshëm
Komuna e Vitisë do të ndalojë përdorimin e doracakëve “...