QKUK: Operimet po vazhdojnë sipas planit

15:49 | 2 Nëntor 2020
Arbresh.info

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se në Klinikën e Kardiokirurgjisë nuk ka pasur sabotim të punës, por operacionet janë kryer sipas programit operativ të planifikuar.

Mjekët e Klinikës së Kardiokirurgjisë njoftojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, se nuk ka pasur dhe nuk ka bojkotim të punës dhe se operacionet po realizohen sipas plan-programit.

Siç shkruan në njoftim ata fare nuk janë konsultuar lidhur me këtë shkresë dhe e njëjta është bërë nga Tefik Bekteshi, i sapo pezulluar nga komisioni disiplinor, shkresa është bërë pa konsultimin e tyre.

QKUK, kërkon nga mediet që para publikimit të shkrimeve të tilla, paraprakisht të verifikojnë lajmin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme