Në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është formuar konsiliumi, i cili po përcjell gjendjen me gripin sezonal.
Pas analizës së bërë nga konsiliumi, konstatohet se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga 1 dhjetori 2019 deri me 15.01.2020, janë konfirmuar 11 raste me gripin sezonal (Influenca A).
Prej tyre, një pacient rreth 80 vjeç, i cili kishte edhe probleme tjera shëndetësore, ka vdekur në muajin dhjetor.
Për momentin në Klinikën Infektive janë të shtrirë për trajtim 4 raste, 3 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa një rast është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Mjekimin Intensiv të klinikës.
Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike dhe Klinika Infektive kanë kuadër të mjaftueshëm profesional, që po merren me përcjelljen dhe menaxhimin e rasteve. /arbresh.info/
Komuna e Vitisë do të ndalojë përdorimin e doracakëve “...
“Po të kishte qenë Sara më pak private”, Ledri Vula flet për...
Shqipëria vazhdon përgatitjet për sfidën e rëndësishme ndaj ...
“Rama e Beqja rritën kostot e sterilizimit”, Berisha: Mbi 1 ...
Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk ...
Protesta në Paris kundër aktivitetit në përkrahje të Izraeli...