QKUK: Katër pacientë janë me oksigjenoterapi, dhe përkujdesje intensive

09:10 | 14 Maj 2020
A Z

11 persona të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, shkruan arbresh.info

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në klinikën Infektive, sot me 14.05.2020, janë të shtrirë 11 raste me Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme