Pas lindjes në pllaka të një nënë në ditën e djeshme në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka njoftuar se ka nisur hulumtimin lidhur me një rast të dyshimtë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike.
Drejtoria e Përgjithshme e SHSKUK-së, ka kërkuar deklaratë me shkrim nga menaxhmenti i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, duke kërkuar sqarim, informacione dhe hulumtim të detajuar në lidhje me rastin, të gjeturat dhe përgjegjësinë eventuale.
Po ashtu, janë kërkuar deklaratat nga shefi i ndërrimit, mjekët, shefi i sallës, mamive apo të gjithë personave të tjerë që lidhen me rastin në fjalë.
Dje u raportua se në momentin që dje Vahide Tasholli nga Ferizaj po përjetonte dhimbjet e fundit të lindjes, asnjë mjek nuk ishte i pranishëm në sallë të lindjes.
Mediat thanë se foshnja e porsalindur kishte rënë mbi pllaka duke pësuar lëndime serioze me të ardhur në jetë nga neglizhenca e stafit mjekësor
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...