Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe Objektin e Mjekësisë Sportive është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve.
Ky reagim erdhi pas raportimeve në media se ka pasur probleme dhe rënie të sasisë së furnizimit me oksigjen në Objektin e Mjekësisë Sportive.
SHSKUK njëherit ka kërkuar “nga mediat që të jenë të kujdesshme në raportimet e tyre në lidhje më këtë çështje dhe mos të krijohet panik në opinion”.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës poashtu thekson se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim profesional të pacientëve me Covid-19 dhe furnizimi me oksigjen në klinika është stabil, transmeton Klan Kosova.
Protesta në Paris kundër aktivitetit në përkrahje të Izraeli...
Banka e vetme shqiptare në veri, Banka Ekonomike hap degën m...
Kurti mirëpriti anëtarë të grupit “Miqtë Laburistë të ...
Vritet me një plumb në kokë biznesmeni në Tiranë
Kurti mirëpriti gjeneralin Wesley Clark, diskutuan përparimi...
Shtatzania e Sarës, Ledri: Një ditë para se ta merrnim vesh,...